Softuer që e lehtëson punën tuaj të përditshme
MeroSoft zhvillon zgjidhje të specializuara për laboratorët e patologjisë dhe për administrimin e stafit. Janë të thjeshta në përdorim, të sigurta dhe të ndërtuara duke njohur nga afër punën e përdoruesve.
Produktet tona
MSPath – Softuer për ordinanca dhe laboratorë patologjie
Nga pranimi i mostrës deri te raporti final, gjithçka është në një vend: pacientët, analizat, raportet për IKSHP-në dhe faturat për klinikat.
MS PV – Menaxhimi i pushimeve dhe mungesave
Llogaritje automatike e ditëve të pushimit, evidentim i mungesave dhe kalendar i stafit në kohë reale, për biznese të çdo madhësie.
Pse MeroSoft?
Të ndërtuara për praktikën reale
Softueri ynë lind nga sfidat e përditshme të përdoruesve, jo nga teoria.
Në gjuhën shqipe.
Ndërfaqja, trajnimi dhe mbështetja janë në shqip.
Siguri e të dhënave.
Të dhënat e ndjeshme mbrohen sipas standardeve moderne.
Përshtatje sipas nevojave.
Softueri i përshtatet rrjedhës suaj të punës, jo e kundërta.
Dëshironi ta shihni softuerin në veprim?
Na shkruani për një demonstrim falas. Ju përgjigjemi shpejt.